Moviola e Laçi-Egnatia/ Vuthaj rrëzohet në zonë, ka dyshime për një penallti (VIDEO)
Kjo ndeshje gjykohej nga kryesori Klodian Shahini me ndihmës asistentë Doda dhe Spahiu. Ishin tri rastet për moviolë në këtë takim.4’ Alijev prek topin me dorë në zonë, por nuk ka penallti. Topi shkon sërish te lojtari i Laçit dhe gjyqtari lejon avantazhin. (VIDEO)
41’ Egnatia pretendon penallti pas ndërhyrjes ndaj Vuthajt. Kryesori e shikon gjithçka të rregull, merret kohë nga VAR që po ashtu cilëson se nuk ka penallti. Nga pamjet e ofruara duket shumë e dyshimtë ajo ndërhyrje e Da Limës ndaj sulmuesit të Egnatias. (VIDEO)
64’ Veseli provon të ulë topin në zonën e tij, por pa qëllim prek topin me dorë edhe pse afër tij nuk kishte lojtarë të Laçit. Kryesori ishte aty pranë dhe vijon lojën, duke e cilësuar si një prekje pa dashje që nuk ndikon në aksion. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"