Moviola e Partizani-Laçi/ Dy gola të anuluar, Bylykbashi nuk gabon (VIDEO)
Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, e luajtur dje në “Arenën e Demave” u gjykua nga elbasanasi Erjon Bylykbashi.Ky i fundit nuk pati të bëjë me raste flagrante, por në ato episode që pati, u tregua i saktë. Më mirë mund të kishte menaxhuar shtesën në fund, pasi 5 minutat e akorduara u shpenzuan me dëmtime dhe shtesa mbi shtesë nuk përputhej me kohën e shpenzuar pa lojë aktive.
2’ Aksion spektakolar i kurbinasve me shumë pasime, teksa është Manellari në fund, i cili finalizon me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës. Por goli më pas anulohet për një pozicion jashtë loje të Prodanit gjatë aksionit. VAR servir pamjet pak çaste më vonë dhe pak centimetra “tradhtojnë” lojtarin kurbinas. (VIDEO)
20’ Kofi rrëzohet pas një kontakti me Domgjonin në hyrje të zonës, por për gjyqtarin Bylykbashi nuk ka asgjë. As VAR-i nuk ndërhyn, pasi në pamje duket një kontakt shumë i lehtë. Nuk përmban kritere të një 11-metërshi. (VIDEO)
49’ Të kuqtë gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Kekos, i cili shtyn topin në rrjetë pas një aksioni në të djathtën. Por gjithçka bëhet e pavlefshme nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit. Dukshëm më i avancuar se mbrojtësit kundërshtarë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"