Moviola e Skënderbeu-Egnatia/ Vendime të drejta, ndeshje për “kornizë” nga Cjapi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 9:02

Moviola e Skënderbeu-Egnatia/ Vendime të drejta, ndeshje për “kornizë” nga Cjapi

Dy raste për moviolë kishte takimi i luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Egnatias, e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Gjyqtar në këtë takim ishte Kreshnik Cjapi i kolegjiumit të Fierit, i ndihmuar nga dy asistentët: Shkreta dhe Mehmetaj. Kryesori ishte protagonist duke nxjerrë dy karton të kuq, një për secilin pjesë. egnatia44’ Skënderbeu mbetët me 10 lojtarë. Vaskez ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Vuthajt, i cili ishte lojtar i fundit. Cjapi nuk heziton dhe nxjerr menjëherë të kuqin, që konfirmohet edhe nga VAR-i, pasi bardhekuqtë nuk ishin të këtij mendimi. Vendim i drejtë nga kryesori, edhe pse mund të ketë diskutim për pozicionin e mbrojtësve të tjerë të Skënderbeut dhe nëse cilësohet Vaskez lojtar i fundit apo jo.

76’ Edhe Egnatia mbetet me 10 lojtarë. Kapiteni Malota ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bismark, i cili ishte futbollist i fundit. Cjapi sërish përdor kartonin e kuq. Edhe ky ishte një vendim tjetër i drejtë sa i përket pozicionit të kapitenit të Egnatias. Një ndeshje për kornizë nga gjyqtari i ri nga Fieri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"