Moviola e Skënderbeu-Partizani/ Disa raste të dyshimta, por Hamiti nuk bëhet protagonist (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit, e luajtur në Korçë, u gjykua nga lezhjani Hamiti, i cili pati të bënte me disa episode, por mori vendimet e duhura dhe nuk u bë aspak protagonist. 20’ Partizani shënon me Kekon, por Hamiti anulon gjithçka për faull të Mba ndaj Dumfur. Pamjet tregojnë për vendim të rregullt të gjyqtarit, teksa ka dyshime edhe për një faull të mëparshëm që në mesfushë. (VIDEO)
69’ Rashica mësyn drejt zonës dhe pavarësisht se finalizon, bie në një duel me Sembene, që i vendos dorën mbi shpatull. Moment i dyshimtë, me VAR, që nuk i jep asnjë sinjalizim gjyqtarit. Ndërhyrja e Sembene duket shumë e lehtë dhe jo në masën sa për të konsideruar një penallti. Hamiti vendos drejt. (VIDEO)
84’ Cara rrëzohet pas një depërtimi në zonë, Hamiti vazhdon lojën. Vendim i drejtë, pasi kavajasi bie në tentativë për të rrëmbyer diçka, pavarësisht se e kishte një të verdhë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"