MOVIOLA E SUPERIORES/ Gafa të rënda nga gjyqtarët, VAR-i preferencial

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 11:25

MOVIOLA E SUPERIORES/ Gafa të rënda nga gjyqtarët, VAR-i preferencial

Java e 5-të e kampionatit ka rikthyer problematikat sa i takon gjykimit, pasi në 3 ndeshje pati gabime të mëdha. Më i rëndë është ai i golit të dytë të Egnatias, në pozicion jashtë loje, ku arbitri dhe VAR-i veprojnë gabim.

fgfgfgdgfdfgdgf

Një tjetër gabim është penalltia e mohuar në favor të Vllaznisë në Durrës dhe një penallti e pretenduar nga Dinamo, që së paku duhej riparë. VAR-i këtë herë ishte preferencial.

EGNATIA-BYLIS 4-0
Gjyqtarë: K.Prenga (Laç), A.Koçiaj (Tiranë), E.Malo (Lushnjë). VAR: K.Bajramaj, AVAR: D.Vrapi
Ndeshja mes Egnatias dhe Bylisit kishte dy raste për moviolë, por në njërin prej tyre është bërë gabim i dyfishtë, nga arbitri dhe më shumë nga VAR-i, përgjegjës për pozicionin jashtë loje. Në VAR ishin K.Bajramaj dhe D.Vrapi, ndërsa vëzhgues në këtë ndeshje ishte Klajdi Kola, i cili bën edhe moviolistin në “RTSH”.
38′ Ujka kroson në zonë nga një goditje e lirë dhe Xhemajli shënon. Feston Egnatia, por më pas ndërhyn VAR-i dhe duhen 3 minuta pritje për të akorduar vlefshmërinë e golit. Topin e krosuar në zonë e sulmon së pari Ndreca dhe pas prekjes së tij Xhemajli dhe 3 lojtarë të tjerë janë pozicion jashtë loje. Edhe nëse Ndreca nuk e prek topin, ai është aktiv në aksion. Gafë e VAR-it.
47′ Peralta del përballë portës, por ka një flamur të ngritur lart për pozicion jashtë loje. Nga pamjet shihet se pozicioni është i rregullt.

TIRANA-ELBASANI 1-1
Gjyqtarë: K.Shahini, G.Cenolli, R.Mersinasi (Durrës); VAR: A.Beqiraj (Tiranë), AVAR: A.Koçi (Durrës)
Kjo ndeshje kishte vetëm një rast për moviolë, penalltinë në minutën e dytë shtesë të shkaktuar nga Jaku. Gjyqtar kryesor ishte K.Shahini, kurse në VAR A.Beqiraj dhe A.Koçi. Vendimi i gjyqtarit për penalltinë ishte i drejtë, por problem për të ishte menaxhimi i lojës, me ndalesa të shpeshta dhe për këtë fakt bardheblutë u ankuan jo pak.
90+2′ Jaku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Tsague, për gjyqtarin nuk ka dyshime: 11-metërsh për Elbasanin. Pamjet janë të qarta, ndërhyrja e Jakut është e gabuar. Gjyqtari merr vendimin e drejtë.

LAÇI-PARTIZANI 1-1
Gjyqtarë: J.Xhaja, A.Zalla, R.Avdo (Tiranë), VAR: I.Myrtja (Shkodër), AVAR: D.Grimci (Shkodër)
Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, e gjykuar nga J.Xhaja, u menaxhua mjaft mirë, por gjyqtari u ndihmua edhe nga ritmi nën mesatar. Veçohen vetëm dy momente të dyshimta.
35′ Bullari gjuan rrezikshëm në hyrje të zonës, por bllokohet nga Sembene. Kurbinasit pretendojnë për prekje me dorë, Xhaja lejon vijimin e lojës dhe pamjet i japin të drejtë.
90+3′ Cara rrëzohet dhe reklamon një dëmtim në gju pas një përplasjeje me Kurtin në zonë. Pamjet tregojnë devijim të topit nga mbrojtësi i Laçit dhe më pas një kontakt minimal në duel e sipër me Carën. Nuk duken elemente të mirëfillta të një penalltie.

DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
Gjyqtarë: E.Rusta, E.Ganxhi (Elbasan), Xh.Mani (Tiranë); VAR: E.Jorgji, AVAR: S.Dyrmishi (Elbasan)
Ka disa momente të diskutueshme kjo ndeshje sa i takon gjykimit, ku veçohen një penallti e pretenduar nga blutë dhe një e dhënë në favor Skënderbeut. Emanuela Rusta korrigjohet nga VAR-i në rastin e penalltisë së korçarëve, ndërkohë teknologjia nuk ndërhyn në rastin e kontaktit RabiuVila.
30′ Ka një kontakt mes Vilës dhe Rabiu në zonën e Skënderbeut. Lojtari i Dinamos kërkon penallti, por Rusta vazhdon lojën. Merr dhe konfirmimin nga VAR-i. Ka një kontakt me duar të mbrojtësit dhe një këmbë të zgjatur. Një rast që minimalisht duhej riparë nga Rusta në monitorin e VAR-it.
50′ Gudiabi kthen një top prapa, Nikaj përfiton, kalon Salin dhe rrëzohet në zonë pas një kontakti me Muzek. Rusta i jep karton të verdhë për simulim lojtarit shkodran. Pastaj thirret nga VARi të rishoh pamjet dhe ajo ndryshon vendim: penallti për Skënderbeun, hiqet kartoni i Nikajt dhe i jepet Muzek.

TEUTA-VLLAZNIA 1-2
Gjyqtarë: O.Yzeiraj (Patos), I.Tartaraj, E.Mehmetaj (Fier); VAR: O.Ferataj (Patos), AVAR: K.Cjapi (Fier)
Kryesori Yzeiraj pati disa raste të diskutueshme në pjesën e dytë. Gabon në një rast penalltie në favor të shkodranëve, si dhe në rastin e golit të shënuar nga Matouti, ku e shpëton VAR-i.
70′ Jazxhi pretendon për penallti, teksa hyn në zonë mes Krymit e Gurishtës dhe rrëzohet. Yzeiraj vazhdon lojën dhe ka të drejtë, pasi ai kontakt nuk mjafton për penallti.
77′ Jazxhi shkakton faull taktik ndaj Balajt, Yzeiraj i fal kartonin e dytë të verdhë.
79′ Vllaznia kërkon penallti. Dodaj tërhiqet në zonë nga Vila dhe rrëzohet. Yzeiraj vazhdon lojën dhe pastaj ndëshkon me karton të verdhë trajnerin Brdariç për protesta. VAR-i nuk ndërhyn në një rast shumë të dyshimtë, që duket penallti.
84′ Kundërsulm i Vllaznisë, Matouti fiton duelin me Kotobellin dhe pastaj shënon me portën bosh, pas asistit të Malës. Yzeiraj akordon golin, pastaj ndërhyn VAR-i, që dallon një prekje topi me dorë të sulmuesit afrikan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"