MOVIOLA E TEUTA-PARTIZANI/ Dyshime për kartonë, dy skuadrat mund ta mbyllnin me një lojtar më pak
Ndeshja e së shtunës mes Teutës dhe Partizanit, e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit dhe e përfunduar me fitoren e vendësve u gjykua nga kryesori Olsid Ferataj, i cili nuk kishte shumë episode për të diskutuar. Gjithsesi në këtë sfidë ka dy momente të dyshimta.
18’ Klejdi Daci ndërhyn me një sparkatë me mjaft intensitet ndaj Sotës në mesfushë. Ferataj e ndëshkon me të verdhë, por pamjet tregojnë për diçka më shumë. Moment i interpretueshëm.
42’ Mba ndërhyn ndaj Asion Dajës në mesfushë, me mesfushorin, që mbetet i dëmtuar. Ferataj merr kohë për t’u konsultuar me VAR-in, pasi në rast kartoni, Mba përjashtohej për dy të verdhë. Pamjet tregojnë për një moment të dyshimtë, sepse në kërcim e sipër takat e sulmuesit janë përplasur në këmbët e Dajës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"