Moviola e Teuta-Tirana/ Penallti bujare, ja rastet në Durrës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 8:35

Moviola e Teuta-Tirana/ Penallti bujare, ja rastet në Durrës (VIDEO)

Gjyqtarët e ndeshjes së djeshme në Durrës në shumë raste u ndihmuan nga teknologjia. Në fushë, O. Yzeiraj, Xh. Mani, A. Topi dhe VAR-AVAR: Beqiraj e Maletaj. Dyshimet e mëdha janë për 11- metërshin e Tiranës, i cili është shumë bujar.WhatsApp Image 2024-10-07 at 10.44.27Minuta e 9-të: Arsid Kruja kalon në avantazh Teutën pas asisti të Nasr, i cili merr një top nga anësorja, pason direkt te shkodrani, që gjuan menjëherë në kufijtë e 16- shes dhe 1-0 për Teutën. Ka dyshime për pozicion të parregullt, por vërtetohet se lojtari është në vijë. (VIDEO)

Minutat 13-15–të: Ismajli barazon rezultatin. Prengaj pason tek Ismajli, i cili kalon Jazxhi gjuan. Fillimisht Tafas pret topin e goditur prej tij, ndërsa Ismajli nuk mund të gabonte për herën e dytë. Pretendim për një faull të mbrojtësit ndaj Tafasit dhe më pas pozicion jashtë loje, por goli konfirmohet nga VAR-i dhe pamjet filmike. (VIDEO)

Minutat 71-74-rt: Teuta pretendon për 11-metërsh, pas duelit Kola, Nasr. Kapiteni Kotobelli e kërkon me ngulm. Gjyqtari Yzeiraj shkon të konsultohet me VAR-in dhe akordon penallti për Teutën. Pamjet filmike tregojnë se Kola e ka goditur me gju në pulpë sulmuesin e Teutës. Goditje e lehtë dhe ndoshta nuk është penallti, por prekje ka. (VIDEO)  (VIDEO) 

Minutat 86-88-të: Sërish penallti për Teutën, që e fiton Nasr, pas duelit me portierin Selmani, i cili e pengon me dorë. Për gjyqtarin nuk ka dyshime. Pamjet janë të qarta. Penallti. (VIDEOVIDEO

Minuta 90+6-të: Duel Kruja-Dembele, topi goditet nga mbrojtësi i Tiranës, shkon në dorën e lojtarit të Teutës. Gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet nuk janë të qarta, por mund të jetë penallti. Me ato pamje zor se mund të gjykohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"