Moviola e Teuta-Vllaznia/ Hamiti vendos saktë, të kota pretendimet e miqve (VIDEO)
Eldorjan Hamiti ishte gjyqtari që vendosi drejtësi në këtë ndeshje, ku dy janë episodet e diskutuara dhe të zgjidhura drejt nga lezhjani në fushë, si te penalltia e fituar nga Dodaj, ashtu dhe te pretendimet e Kahrimanoviç në fund.22’ Dodaj hyn në zonë nga e majta dhe kalon portierin Tafas, i cili më pas ndërhyn në mënyrë të parregullt. Hamiti nuk ka asnjë dyshim dhe akordon penallti. Asnjë protestë nga durrsakët dhe nuk është nevoja as për VAR-in. (VIDEO)
90+3’ Kahrimanoviç kërkon të marrë një penallti pas një kontakti në zonën e Teutës me Kotobellin. Ka një mbajtje nga fanella të kapitenit të Teutës, po është shumë e lehtë dhe lojtari i Vllaznisë më shumë simulon. Të kota pretendimet e stolit shkodran për penallti. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"