Moviola e Teuta-Vllaznia/ Yzeiraj “fal” durrsakët, në një rast e shpëton VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 10:35

Moviola e Teuta-Vllaznia/ Yzeiraj “fal” durrsakët, në një rast e shpëton VAR-i (VIDEO)

Pas një pjese të parë të parë shumë të qetë, kryesori Yzeiraj pati disa raste të diskutueshme në të dytën. Ai gabon në një rast penalltie në favor të shkodranëve, si dhe në rastin e golit të shënuar nga Matouti, por këtë herë e shpëton VAR-i.GFDGJJ70’ Jazxhi pretendon për penallti, teksa hyn në zonë mes Krymit e Gurishtës dhe rrëzohet. Yzeiraj vazhdon lojën dhe duket se ka të drejtë, pasi ai kontakt nuk mjafton për penallti.

77’ Jazxhi shkakton faull taktik ndaj Balajt, Yzeiraj i fal kartonin e dytë të verdhë.

79’ Vllaznia kërkon penallti. Dodaj tërhiqet në zonë nga Vila dhe rrëzohet. Yzeiraj vazhdon lojën dhe pastaj ndëshkon me karton të verdhë trajnerin Brdariç për protesta. VAR-i nuk ndërhyn në një rast shumë të dyshimtë, që anon më shumë nga penalltia. (VIDEO)

84’ Kundërsulm i shpejtë i Vllaznisë, Matouti fiton duelin me Kotobellin dhe pastaj shënon me portën bosh, pas asistit të Malës. Yzeiraj akordon golin, pastaj ndërhyn VAR-i, që dallon një prekje topi me dorë të sulmuesit afrikan.  (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"