Moviola e Tirana-Dinamo/ Dy gola të anuluar, VAR-i vendos drejtësinë (VIDEO)
Në përballjen e së shtunës, dy ishin rastet për moviolë. Nga një gol për secilën skuadër, të anuluar nga VAR-i.
Ndeshjen e gjykonte treshja, J.Xhaja (Tiranë), R.Cokaj (Lezhë), E.Gjoka (Lezhë) dhe në VAR e AVAR Enea Jorgji dhe Andi Koçi. Në rastin e parë, gjyqtari akordoi gol, ndërsa nuk dihet nëse anësori ka dhënë pozicion jashtë loje, apo dalje të topit. Në rastin e dytë, anësori Gjoka u tregua i vëmendshëm dhe sinjalizoi pozicionin e parregullt të lojtarit të Dinamos.
MINUTAT 58-63: Pas një harkimi në të djathtën, Zharmuni ul sferën për Soler, i cili me një roveshatë mposht Teqjen në shtyllën e parë. Protesta të bluve për momentin kur Zharmuni devijon topin me kokë, për kalimin e vijës fundore, por VAR pas 5 minutash vëzhgim cakton pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Vendim i drejtë i VAR-it. (VIDEO)
MINUTA E 71-TË: Zabërgja nga e djathta nis një pasim në qendër që devijohet nga Selmani, teksa Vila shtyn sferën në rrjetë. Goli është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i anësorit të dytë që e sheh menjëherë parregullsinë dhe e sinjalizon. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"