MOVIOLA E TIRANA-ELBASANI / Penalltia e saktë, Shahini e bën… bilbil (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 9:50

MOVIOLA E TIRANA-ELBASANI / Penalltia e saktë, Shahini e bën… bilbil (VIDEO)

Ndeshja e djeshme Tirana-ELbasani kishte vetëm një rast për moviolë. Penalltinë në minutën e dytë shtesë të lojës që e shkaktoi Jaku.

asdasdsasadsa

Gjyqtarë ishin K. Shahini, G. Cenolli, R. Mersinasi, ndërsa në VAR Ardian Beqiraj e Andi Koçi. Veç lojës bilbil, vendimi i gjyqtarit për penalltinë ishte i drejtë. Problemi mbetet menaxhimi i lojës, për të cilin bardheblutë u ankuan jo pak gjatë gjithë 100 minutave të lojës.

MINUTA 90+2: Jaku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Tsague, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për Elbasanin. Pamjet janë të qarta. Ndërhyrja e Jakut është e gabuar dhe penalltia ekziston. Gjyqtari nuk gabon dhe jep 11- metërsh. Vendim i drejtë i tij.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"