Moviola e Tirana-Kukësi/ Goli ishte me dorë, dyshime për një penallti (VIDEO)
Në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Kukësit gjykoi arbitri më i mirë Enea Jorgji. Në këtë sfidë, gjykimi ka qenë pothuajse perfekt përveç një rasti në minutën e 29-të që mund të jetë penallti.
MINUTA e 28-të: Tirana kërkon penallti për një prekje të topit me dorë të Fejzajt, gjyqtari vazhdon lojën. Vendimi drejtë. Lojtari i kishte duart e lidhura me trupin.
MINUTA e 29-të: Duel në zonë mes Reçit dhe Hoxhallarit. Ky i fundit rrëzohet, por Jorgji nuk jep penallti. Mund të ketë ekstremitetet e një penalltie, por pamjet nuk janë nga ato që të qartësojnë situatën.
MINUTA e 45-të: Lulaj dhe Lala mbahen me njëri-tjetrin gjatë një korneje. Lojtari i Tiranës kërkon penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. Nga një karton i verdhë për sherrin që duan të nisin. I drejtë vendimi i gjyqtarit. (VIDEO)
MINUTAT 45+5′-45’+6: Pas një goditjeje këndi, Lamçe shënon golin e barazimit. Jorgji pret konfirmimin e VAR-it dhe pas një minute vendos që goli ishte me dorë. Vendim i drejtë i gjyqtarit kryesor Enea Jorgji. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"