Moviola e Tirana-Skënderbeu/ Enea Jorgji bëhet “lëmsh”, dyshime për disa vendime (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 16:34

Moviola e Tirana-Skënderbeu/ Enea Jorgji bëhet “lëmsh”, dyshime për disa vendime (VIDEO)

Një ndeshje e dobët ishte ajo e djeshmja përsa i përket gjykimit nga kryesori Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij. Një paraqitje për mbetje në klasë, pasi kryesori më i mirë i Shqipërisë nuk kupton një penallti pesë metra larg, për të mos folur për raste të tjera që kompromentojnë edhe asistentët e tij. Dje në sistemin VAR ishin Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapi.WhatsApp Image 2024-09-30 at 11.02.06 (2)MINUTA E 18-të: Haxhiu niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, ndërhyrje vendimtare e Vangjelit, i cili shpëton skuadrën e tij. Lojë e rregullt, pasi Vangjeli heq pastër topin dhe nuk ka penallti. (VIDEO)

34′-38′ Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta. Enea Jorgji i tregon kartonin e verdhë për simulim sulmuesit, por më pas ai ftohet të shohë pamjet me VAR për një kontakt me Haxhiun. Kryesori sheh pamjet në ekran dhe në fund ndryshon mendimin, duke dhënë penallti e hequr kartonin e verdhë. Gabim i Jorgjit që në fillim edhe pse është aty afër nuk shquan penalltinë, më pas jep të verdhë për simulim dhe në fund kthen vendimet e tij e jep 11-metërsh. E pafalshme. (VIDEO)

MINUTA E 45-të +3: Harkim në zonën e Skënderbeut, bardheblutë pretendojnë në fillim për një penallti pas mbajtjes së Rashicës ndaj Metës dhe më për një prekje topi me dorë në zone nga Vaskez, por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë. Te Meta-Rashica vendim i drejtë, pasi të dy lojtarët mbajnë njëri-tjetrin. Te rasti i Vaskezit, ka prekje të topit me dorë, por mbrojtësi ka prekur më parë sferën me kokë ose të paktën kjo është pamja që u shfaq. Me pamjet që janë vendim i drejtë, ndonëse dyshimi ekziston.  (VIDEO)

MINUTA E 69-të: Kola pason mbrapa për Selmanin, i cili hutohet dhe thuajse lejon topin të shkonte në rrjetë. Portieri ndal në kohë topin para se të kalonte plotësisht vijën fatale të portës. Pamjet sërish jo shumë të qarta. Kuadri i parë të jep përshtypjen se është gol, ndërsa në pamjet e tjera nuk ka qartësi. Si gjyqtarë dhe VAR thonë jo gol. Rast shumë i dyshimtë. (VIDEO)

MINUTA E 84-rt: Pas një harkimi në zonë, Rashica nuk ia del të gjuajë teksa pretendon se është tërhequr nga fanella nga Ismajli. Loja vazhdon dhe VAR konfirmon vendimin e fushës. VAR-i ka vlerësuar Rashicën në pozicion jashtë loje në atë moment. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

MINUTA E 90-të: Krasniqi depërton në zonë dhe pas dy kontaktesh, në fillim me Metën dhe më pas me Gjumsin rrëzohet. Jorgji lë lojën të vazhdojë. Më pas VAR shqyrton pamjet dhe kryesori bën shenjë që loja të vazhdojë. Edhe pse VAR ka certifikuar gjyqtari, opinioni është që rasti është penallti. Vendim i gabuar e arbitrave. Mund të ishte penalltia e barazimit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"