MOVIOLA E VLLAZNIA-EGNATIA/ Vetëm një dyshim për Jorgjin te goli i parë i vendasve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 12:33

MOVIOLA E VLLAZNIA-EGNATIA/ Vetëm një dyshim për Jorgjin te goli i parë i vendasve (VIDEO)

Ka vetëm ndonjë dyshim të lehtë sa u takon vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Egnatias, e gjykuar nga Enea Jorgji, me asistentë Rexhën dhe Çokajn.

ertrterterte

Në dy raste u kërkua ndihma nga VAR-i, ku ishin Rusta dhe Xhaja, që konfirmuan vendimet e Jorgjit.

16′ Ka pretendime nga lojtarët e Egnatias për prekje të topit me dorë nga Balaj, i cili devijon gjuajtjen e Malës në rastin e golit të parë. Jorgji e vlerëson të rregullt golin, vendimi i tij konfirmohet edhe nga VAR-i më pas. Balaj e prek topin me dorë, por e ka të ngjitur me trupin.

SHIH VIDEON 

40′ Sërish kontestime nga lojtarët e Egnatias, pasi Qato shënon golin e dytë për Vllazninë. Dyshohet për pozicion jashtë loje të Delajt para se topi të shkojë te Qato, por sulmuesi i ri shkodran duket në pozicion të rregullt.

SHIH VIDEON 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"