Moviola e Vllaznia-Elbasani/ Tri episode, dyshime për një të kuq ndaj Ze Gomesh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 14:45

Moviola e Vllaznia-Elbasani/ Tri episode, dyshime për një të kuq ndaj Ze Gomesh (VIDEO)

Juxhin Xhaja dhe asistentët e tij kanë gjykuar mirë në këtë ndeshje. Janë tre episode për moviolë, ku në dy prej tyre vendimet janë të drejta, ndërsa në njërin ka dyshimi për një karton të kuq të munguar për Ze Gomesh për një ndërhyje me taka ndaj Krymit.

WhatsApp Image 2024-10-07 at 10.39.55

28’ Lulaj ndërhyn ndaj Malës para se ai të hyjë në zonë dhe Xhaja akordon goditje dënimi. Pretendojnë për penallti shkodranët, por vendimi i Xhajës është i drejtë, konfirmohet edhe nga VAR-i. (VIDEO)

38’ Pretendime për penallti nga Elbasani, pas prekjes së topit me dorë nga Mala në zonë. Xhaja dhe VAR-i vazhdojnë lojën, pasi Mala e ka dorën pas trupit, në pozicion natyral. (VIDEO)

45+3’ Hasani shënon pas pasimit të Hakajt, por ka një sinjalizim për pozicion jashtë loje të lojtarit të Elbasanit. Vendimi konfirmohet edhe nga teknologjia. Në nisje të aksionit ka dhe një faull të Ze Gomesh ndaj Krymit, por Xhaja lejon vazhdimin e lojës. Ndërhyrja është e ashpër dhe duhet minimalisht karton i kuq. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"