Moviola e Vllaznia-Tirana/ Penalltia e saktë, mungon një i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 8:42

Moviola e Vllaznia-Tirana/ Penalltia e saktë, mungon një i kuq (VIDEO)

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës është gjykuar nga Kreshnik Cjapi dhe në VAR ishte Olsid Ferataj. Gjithsesi, gjyqtari i fushës gaboi në dy raste. Së pari, mungon një karton i kuq i Stojanoviçit për një ndërhyrje ndaj Zharmunit dhe së dyti, as ai, dhe as ndihmësi i tij nuk kuptuan penalltinë e Kolës.jhh

MINUTA e 35-të: Kros nga e majta në qendër, Kola largon topin, por shkodranët kërkojnë 11- metërsh. Loja vazhdon dhe për gjyqtarin nuk ka 11-metërsh. Pamjet filmike tregojnë që penallti nuk ka pasur. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

MINUTA e 42-të: Stojanoviç i ndërhyn në mesfushë nga pas Zharmunit. Për gjyqtarin faull. Gabon Cjapi, duhet ta ndëshkonte me të verdhë lojtarin e Vllaznisë, që do të ishte i dyti për mbrojtësin e shkodranëve dhe automatikisht i kuq.

MINUTAT 50′-55′: Gjuajtje nga jashtë zone e Malës, topi bllokohet nga Kola, por shkodranët duan penallti për prekje të topit me dorë. Loja vazhdon dhe Mala bën faull që të ndalë aksionin e bardhebluve. Gjyqtari pret VAR-in, ndërsa Ferataj e thërret Cjapin të shohë vetë rastin. Pas konsultimit me pamjet, Cjapi jep penallti. Vendim i drejtë i gjyqtarit, që gjithsesi, së bashku me ndihmësit duhet të kishte kuptuar rastin në fushën e lojës. (VIDEO)+ (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"