Moviola Egnatia-Partizani/ Pa shumë punë, por Hamiti është i saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 20:21

Moviola Egnatia-Partizani/ Pa shumë punë, por Hamiti është i saktë

Ndeshja e djeshme mes Egnatias dhe Partizanit, e luajtur në Rrogozhinë dhe e mbyllur me fitoren me shifrat 0-2 nga Partizani, u gjykua nga Eldorjan Hamiti, i cili nuk pati shumë punë, por veproi saktë sa u përket rasteve të dyshimta gjatë ndeshjes.

hamiti

18’ Mba pretendon penallti për prekje me dorë të Malotës, por Hamiti lejon vazhdimin e lojës. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi pamjet tregojnë për prekje me sup të mbrojtësit të rrogozhinasve.

73’ Hadroj devijon një top në zonë dhe tek Egnatia pretendojnë për 11-metërsh. Hamiti vijon lojën dhe vendos drejt, sepse mbrojtësi i Partizanit mban duart të lidhura pas shpine, në cilindrin e trupit.

90+1’ Jahaja rrëzohet në zonë në duel me Ismailin. Hamiti vijon lojën dhe VAR aprovon këtë vendim të tij. Pamjet tregojnë për një ndërhyrje të kujdesshme të Ismailit dhe përpjekje për “të vjedhur” një penallti nga lojtari i vendësve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"