Moviola/ Koçi dhe VAR dështojnë në Skënderbeu-Laçi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 11:30

Moviola/ Koçi dhe VAR dështojnë në Skënderbeu-Laçi (VIDEO)

Gafa të rënda të gjyqtarit Andi Koçi në sfidën mes Skënderbeut dhe Laçit.

FDSHGHG

Problemet nisin me një të kuq, të padhënë dhe penalltia e akorduar nga gjyqtari Andi Koçi në minutën e 72-të në duelin mes Skënderbeut dhe Laçit, shkaktoi polemika të shumta. Dy raste të dyshimta ku veç arbitrit kryesor Andi Koçi në sistemin VAR, ishte Klodian Shahini që ka fajet e tij.

MINUTA E 54-rt: Lleshi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm, korçarët kërkojnë një karton të dytë të verdhë, por Koçi sinjalizon vetëm faull. Gabim i rëndë i gjyqtarit. Duhet të jepte karton të verdhë për Lleshin, i dyti për lojtarin e Laçit dhe automatikisht i kuq. (VIDEO)

MINUTAT 72-76-të: Çuçka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kurtin dhe gjyqtari Koçi bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Ai ftohet nga VAR të rishohë aksionin pas protestave të kurbinasve dhe pas vëzhgimit në monitor, i qëndron vendimit të tij. Gafë e rëndë e gjyqtarit Koçi. Rasti i dytë është njëkohësisht dhe rasti më flagrant i takimit, me kryesorin i cili akordon 11-metërsh të paqenë në favor të korçarëve, i cili i dha golin e fitores. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"