Moviola në Champions/ Dy kartonë të kuq, Oliver fal vendasit kundër Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2024 | 15:30

Moviola në Champions/ Dy kartonë të kuq, Oliver fal vendasit kundër Interit

Nuk ishte ndeshje e lehtë për Majkëll Oliver ajo në Bernë të Zvicrës, ku anglezi e ka menaxhuar deri diku presionin. Mirëpo sipas mediave italiane, Jang Bojs duhet që të ndëshkohej me 2 kartonë të kuq. I pari lidhet me rastin e minutës së 35-të ku Monteiro i tërhequr nga Dumfris bën një reagim të ekzagjeruar duke goditur me shuplakë pas koke holandezit.

oliver

Arbitri i ndëshkon të dy me të verdhë, por lojtari i Jang Bojs meritonte të kuq. Rasti tjetër ka sërish për protagonist Dumfrisin që fiton penalltinë. Vendoset përpara Haxham duke i vjedhur kohën dhe ky i fundit e ndal me duar. Arbitri vërshëllen 11- metërsh, por mbrojtësi i Jang Bojs duhej ndëshkuar me të verdhë, çka do të ishte i dyti.

Ndërkohë, nuk ka asnjë dyshim për penalltinë pasi portieri Von Balmos ka pasur një këmbë mbi vijë kur goditi Arnautoviç dhe gardiani i zviceranëve e ndali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"