Moviola/ Penalltitë qëndrojnë te Juventus-Kaljari, i kuqi mund të shmangej nga kryesori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 18:20

Moviola/ Penalltitë qëndrojnë te Juventus-Kaljari, i kuqi mund të shmangej nga kryesori

Nuk mund të mungonin polemikat në barazimin 1-1 mes Juventusit dhe Kaljarit, ku “Zonja e Vjetër” hodhi poshtë një mundësi të artë për të grumbulluar një tjetër trepikësh në kampionatin italian. Megjithatë gjyqtari i takimit Marineli mund të bënte më mirë.

juv

MINUTA 4- Mungon një i verdhë ndaj Gatit. Mbrojtësi i Juves zgjatet për të kontrolluar topin, por godet Auxhelon. Arbitri nuk e ndëshkon.

MINUTA 14’- Pas një goditjeje këndi, Gati gjen topin në mesin e zonës dhe godet, por topi devijohet me dorë nga Luperto. Pas konsultimit me sistemin VAR, Marineli akordon 11-metërsh. Vendimi është i duhuri.

MINUTA 29’- Juventusi kërkon penallti pas goditjes së Kopmeiners që ndalet nga krahu i Obert. Kërkohet penallti, por dora është e mbledhur dhe gjyqtari vepron saktë që lejon lojën të vazhdojë.

MINUTA 84’- Në tentativën për të larguar topin, Duglas Luiz godet Pikolin që ishte duke kontrolluar sferën. Penalltia ishte e dukshme edhe pse gjyqtari kryesor i takimit u ndihmua sërish nga VAR.

MINUTA 89’ Karton i kuq për Konseisaon që rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti. Gjyqtari e konsideron si simulim dhe e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë. Kontakt minimal ka dhe i kuqi mund të shmangej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"