Moviola Skënderbeu-Teuta/ Goli i anuluar i drejtë, protesta për një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 17:32

Moviola Skënderbeu-Teuta/ Goli i anuluar i drejtë, protesta për një penallti

Dy raste janë për moviolë në këtë ndeshje. Ishte goli i shënuar nga Prençi në minutën e dytë shtesës. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi shënon me kokë në portën e Tafasit, por është anësori i cili ngre flamurin.

bandicam 2024-09-11 18-59-55-971

Siç shihet edhe nga pamjet, kapiteni i Skënderbeut është më i avancuar se mbrojtësi i fundit i Teutës dhe vendimi për anulimin e golit ishte i drejtë.

Ndërkohë, korçarët pretenduan edhe për një penallti në minutën e 90+5, ku pas një rivënie anësore, Bismark shtyhet në zonë dhe rrëzohet. Për Hamitin nuk ka asgjë dhe loja vijon, ndërsa disa sekonda më pas, gjyqtari sinjalizon fundin e takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"