“Mund ta kishim fituar ndeshjen në fund”, Tiago Mota: Interi dhe Napoli më lartë, por ne do të vazhdojmë rrugën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 21:25

“Mund ta kishim fituar ndeshjen në fund”, Tiago Mota: Interi dhe Napoli më lartë, por ne do të vazhdojmë rrugën tonë

Trajneri i Juventusit, Tiago Mota, analizoi barazimin emocionues 4-4 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Interit. Në prononcimin e dhënë për “DAZN”, tekniku bardhezi ndër të tjera deklaroi:  

 motaaa

“Mund ta kishim fituar ndeshjen në fund. Në këto lloj ndeshjesh nuk mjafton vetëm të luash mirë. Duhet edhe të kesh qasjen e duhur në fushë për të marre 3 pikët. Në pjesën e parë qëndruam në ndeshje edhe pas epsiodeve jo të favorshme. Duhet analizuar mirë kjo ndeshje për të kuptuar se përse në disa momente vuajtëm shume kundërshtarin kurse në momente të tjera ishim shumë mirë. 

Kemi luajtur mirë kundër Napolit dhe Interit. E kam thënë që Interi është kampioni në fuqi kurse Napoli e fitoi para 1 viti. 

Kanë mbajtur skuadrat e mëdha që kanë patur. Janë para nesh në këtë moment. Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë dhe të mendojmë për Parmën. Të shikojmë nëse do të luajë në mënyrë ofensive apo do të mbyllet në mbrojtje. Ne duhet të vazhdojmë në rrugën tonë, me idenë tonë të lojës. 

Konsesao është përmirësuar si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Lufton gjithmonë me mish e me shpirt në fushe, edhe në stërvitje, deklaroi Mota.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"