“Mund të luanim një orë tjetër e nuk shënonim”, Brdariç kritikon gjyqtarin: Janë penallti të qarta, ka gabuar
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ndonëse i ka bërë komplimente Egnatias për fitoren në Shkodër, ka theksuar se vendimet e gjyqtarit Lata nuk kishin lënë ekipin e tij të kthehej në ndeshje.
“Nuk di ku ta nis analizën. Fillimisht urime Egnatias dhe nëse ekipi kundërshtar është i aftë të shënojë 2 gola ndaj nesh në transfertë, e meriton të fitojë. Por jam krenar me ekipin tim, që ne pas një goli të pësuar, kur filluam të zgjohemi, se kisha ndjesinë në pjesën e parë që nuk ishim agresivë sa duhej dhe ishim pak të hapur, ne nuk ishim të organizuar mirë siç e pësuam golin. Ne ndryshuam pak, krijuam shumë mundësi, por sot kisha ndjesinë që mund të luajmë një orë më shumë dhe nuk mund të shënonim. Sipas meje gjyqtari bëri një gabim, kur shoh pamjet janë penallti të qarta dhe nuk e dha penalltinë se mendoi se ndoshta kishte faull të Salës. Por ai preku topin, ishte ndërhyrje e mirë dhe pastaj ishte penallti për Malën. Mund të ktheheshim në lojë me 1-1 dhe nuk e patëm mundësinë. Ishte faji ynë sot, por në këto ndeshje janë vendimet e vogla që janë vendimtare.
Ndeshjet varen nga situata, janë shumë situata dhe lojtarët marrin vendimet në fushë. Ti i jep disa plane por në fund të fundit në ndeshje ecin shumë shpejt situatat të dy krahët. Ne disa situata mund të marrim disa vendime më mirë, duhet të flasim, analizojmë dhe provojmë në ndeshjen e radhës.
U besojmë disa lojtarëve, u dhamë mundësi që të tregojnë veten. Kahrimanoviç sipas meje kishte situata të mira, raste, por portieri ia priti një gjuajtje të mirë. Fatkeqësisht nuk shënoi, por në 90 minuta ishim aty. Kishim mundësitë të ndryshonim drejtimin por nuk na ndihmoi sot që të ndryshonim rezultatin”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"