Mundësi e artë pas hapit fals të Barçës, por ka polemika për gjyqtarin e Atletiko-Real
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë ka emëruar Mateo Buskets Ferrer, si personin përgjegjës për drejtimin e derbit të radhës të Madridit ndërmjet Atltikos dhe Realit sot në mbrëmje.
Është ndeshja e tij e parë e madhe në vitin e dytë në elitë. Ai ka drejtuar dy herë Realin ndërsa për Atletikon do të jetë hera e parë me të. Zgjedhja e tij është komentuar gjatë në Spanjë, teksa shumë nga ish-gjyqtarët e kanë etiketuar të pakuptimtë emërimin e tij për derbin e Madridit, një ndeshje me ngarkesë të lartë.
Ndeshja do të jetë vendimtare si për Realin ashtu edhe për Atletiko e Madridit, të cilët do të kërkojnë të shtojnë tri pikë thelbësore në luftën e tyre për titull, me Barçën që aktualisht ka 4 pikë më shumë sesa Reali.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"