Mungesa me peshë te Dinamo, Daja do të provojë disa variante kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 10:40

Mungesa me peshë te Dinamo, Daja do të provojë disa variante kundër Tiranës

Janë të paktën tre mungesat e Dinamos për ndeshjen e sotme me Tiranën. Për shkak dëmtimi nuk janë të disponueshëm për stafin teknik të bluve portieri Sali dhe mbrojtësi Hoxha, ndërsa mesfushori Gudiabi është i skualifikuar për shkak kartonësh.dinamoShqetësime fizike ka pasur edhe Muzek, por pritet të sakrifikojë. Trajneri Ilir Daja ka provuar disa variante taktike ditët e fundit, duke lënë gjithçka të hapur deri në momentin e fundit. Do të debutojë në derbi portieri Aldo Teqja, i ardhur këtë sezon te kryeqytetasit.

Duket i sigurt aktivizimi i kapitenit Bruno Dita në qendër të mbrojtjes, si në disa ndeshje të tjera. Ardit Toli dhe Naser Aliji pritet që të jenë sërish titullarë, ashtu si ndaj Laçit, ndërkohë që nga minuta e parë pritet të luajë edhe Gasama Karamba.

Zabërgja, Mandela dhe Bregu do të udhëheqin blutë në sulm në këtë ndeshje të rëndësishme të kampionatit. Pavarësisht mungesave, blutë kanë alternativa edhe në stol.33PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"