Mungesat po detyrojnë Tiago Motën të bëjë “shpikje”, ja tri alternativat e Juventusit për të befasuar Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2024 | 10:50

Mungesat po detyrojnë Tiago Motën të bëjë “shpikje”, ja tri alternativat e Juventusit për të befasuar Milanin

Juventusi ndodhet në një moment delikat, prandaj Mota duhet të ndalet, të arsyetojë dhe të menaxhojë energjitë e lojtarëve.

mota

Trajneri bardhezi u ritakua me lojtarët në stërvitje, me përjashtim të Kopmainersit dhe Jildiz që pushuan pas ndeshjeve respektive me kombëtaret, si dhe Danilo që do të kthehet më vonë. Pjesa tjetër u stërvit rregullisht, por Mota ka disa dyshime. Sfida e radhës është Milani, por shumë shpejt vjen edhe ajo me Aston Vilën në Ligën e Kampioneve ku Mota kërkon fitoren për të garantuar sa më parë një vend mes 8 skuadrave më të mira. Prandaj dyshimet e Motës lidhet me menaxhimin e energjive të lojtarëve mes Milanit dhe Aston Vilës dhe një rotacion i vogël nuk mund të përjashtohet. Ai provoi tre alternativa.

SIGURIA- E vetmja gjë e sigurt për momentin është që Juventusi do të luajë me skemën 4-2-3-1. Di Gregorio pritet në portë, ndërsa në mbrojtje balotazhet janë të pakta. Emri i vetëm që po vihet në dyshim nga Mota është Andrea Kambiazo që mund të lihet pushim për Milanin dhe në vend të tij ta nisë Ruhi. Megjithatë, shanset nuk janë shumë të larta duke parë se Ruhi mund të mos jetë gati për ndeshje të tilla dhe Kambiazo duhet të bëjë një sforco, por duhet theksuar se Mota e provoi një lëvizje të tillë gjatë seancës së fundit stërvitore.

DYSHIMET- Në mesfushë duket se Mota më shumë alternativa dhe disa dyshime. Turam e Lokateli do të vendosen para mbrojtjes. Faxholi nga ana tjetër mund të luajë si trekuartist, duke lënë pushim Kopmainersin. Mota mund të bëjë një lëvizje surprizë duke parë edhe konsumimin e madh të Kopmainersit. Konseisao është i padiskutuar në krahun e djathtë, ndërsa Jildiz në rast se spostohet më para do t’i lejë vendin Mbangulës. Në të kundërt do të jetë ai në krahun e majtë të repartit ofensiv. Edhe këto alternativa janë provuar në stërvitje.

SULMI- Pikëpyetjet më të mëdha janë në sulm, aty ku Mota po studion tri alternativa. Kryesorja është që Timothi Ueah të luajë në krye të repartit në vend të Vlahoviçit. Megjithatë nuk përjashtohet një lëvizje surprizë me Jildiz ose Kopmainers si 9 fals.dfgfdhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"