Postuar: Nëntor 22, 2024 | 11:54
Mungoi në tetor dhe nëntor, Kilië Mbape rrezikon të humbasë shiritin e kapitenit te Franca
Kilië Mbape nuk ishte pjesë e Kombëtares së Francës për ndeshjet në Ligën e Kombeve gjatë muajit tetor dhe nëntor. Në dy muajt e fundit, ai është zëvendësuar në rolin e kapitenit nga N’Golo Kante, Aurelië Çuameni dhe Ibrahima Konata.
Gazeta L’Equipe shkruan se shiriti i kapitenit mund të mos kthehet më në dorën e Mbapes. Gjithsesi pritet të shohim se çdo të ndodh në ndeshjet e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"