Mungojnë milionat nga “Nike”, Barcelona mbyll merkaton
Sot është dita e fundit e merkatos së verës, por tek Barcelona duket se e kanë mbyllur tregun me blerjen e Dani Olmos dhe Pau Viktor.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit në këtë moment nuk po mendojnë për të nënshkruar me ndonjë lojtar dhe as nuk po mendojnë për ndonjë largim nga ekipi i parë. Edhe pse drejtori sportiv, Deko është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për më shumë se një përforcim në reparte të ndryshme, realiteti është se ai nuk mund të bëjë asnjë lëvizje. Në këtë moment, klubi nuk ka mundësi të qëndrojë brenda rregullave të “Fair Play Financiar” për të nënshkruar me ndonjë lojtar.
Gjithçka që kishte është shpenzuar për regjistrimin e Dani Olmos. Në fakt, ai nuk kishte mjaftueshëm për ta bërë këtë dhe iu desh të përdorte dëmtimin afatgjatë të Kristensen për ta regjistruar mesfushorin në La Liga. Pa hapësirë në faturën e pagave është e pamundur të sjellësh dikë pavarësisht dëmtimit të danezit dhe atij më të fundit të Mark Bernal.
AS HYRJE E AS DALJE – Mënyra e vetme për të arritur “Fair Play Financiar” të dëshiruar është largimi i mundshëm i ndonjë lojtari. Megjithatë, as Drejtoria e Sporteve nuk mendon për largime të mundshme. Skuadra e Barcelonës është e “shkurtër” në numra dhe për momentin ka shumë lojtarë të dëmtuar. Hansi Flik e ka bërë shumë të qartë se klubi duhet të mjaftohet vetëm me lojtarët që janë larguar dhe të mos lejojë largime të tjera që do të kishin kosto. Ndërkaq edhe mundësia e vetme që Barcelona të arkëtonte miliona, kontrata me “Nike” do të shihet vetëm në janar 2025.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"