Mungon vetëm zyrtarizimi nga Egnatia, kampionët gjejnë “sozinë” e Ndrecës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 14:44

Mungon vetëm zyrtarizimi nga Egnatia, kampionët gjejnë “sozinë” e Ndrecës

Përforcimi i parë i Egnatias do të jetë braziliani Rodolfo Tito de Moraes, i cili është mbrojtës i majtë, por në karrierën e tij është aktivizuar edhe si mesfushor.

Screenshot 2024-12-28 144251

Janë karakteristika të ngjashme me ato të Edison Ndrecës dhe kështu trajneri Tetova mund të ketë dy opsione për formacionin. Braziliani 27-vjeçar e ka të lidhur gjithë karrierën në vendin e tij, me skuadrën Figuirense FC.

Për momentin nga klubi i Egnatias nuk ka asnjë konfirmim për afrimin e tij, por burime të gazetës pohojnë se praktikisht gjithçka është e mbyllur.

Mbetet vetëm zyrtarizimi nga palët që braziliani t’i bashkohet në stërvitje skuadrës që drejtohet nga Edlir Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"