Murinjo është mërzitur shpejt në Turqi, nis kontaktet me klubin anglez për kthimin në Premier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2024 | 22:39

Murinjo është mërzitur shpejt në Turqi, nis kontaktet me klubin anglez për kthimin në Premier

Zhoze Murinjos i është mërzitur shpejt aventura në Turqi në drejtimin e Fenerbahçes dhe po planifikon kthimin në Angli, vendin ku ka pranuar shpeshherë se është ndjerë më mirë se kudo tjetër.

murinjo

Sipas “The Guardian”, trajneri ka nisur bisedimet me Njukasëllin, i cili po planifikon largimin e Edi Hau, për t’i lënë vendin pikërisht trajnerit portugez. Pas dy eksperiencave me Çelsin, te Mançester Junajtid dhe te Totenhem, Murinjo është gati të zbarkojë përsëri në Premier Ligë, me qëllimin që të tentojë një sukses të fundit në futbollin britanik.

Kontaktet e Murinjos me drejtuesit e Njukasëll në fakt duken të hershme, pasi raportohet se ai është takuar me pronarin e këtij klubi, Jasir Al Rumajan, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1. Kontaktet kanë vazhduar në kohë dhe me largimin gjithnjë e më të mundshëm të Hau, Murinjo po bëhet gati për pankinën e anglezëve, Ndoshta kjo është arsyeja pse vetë tekniku portugez ka nisur të lëshojë deklarata të çuditshme për futbollin turk, duke u shprehur publikisht se askush nuk e ndiqte atë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"