Murinjo: Gyler do të ketë një të ardhme të madhe te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 23:42

Murinjo: Gyler do të ketë një të ardhme të madhe te Reali

Ai që dikur ka qenë trajner i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo nuk i ka kursyer lëvdatat për klubin që drejtonte dhe një ng aperlat e tij më të fundit, Arda Gyler.

sdffdsdfsfdsfdsfsd

Trajneri portugez foli se si Reali po e përcakton të ardhmen e tij përmes një politike të fokusuar në blerjen e talenteve të rinj me potencial të madh.Këtë gjë, trajneri i Fenerbahçes e ka bërë të ditur në një intervistë për “HT Spor”.

“Rasti i Gylerit nuk është një përjashtim, por një shembull i filozofisë që ky klubi po kryen – tha Murinjo – Mesfushori 19-vjeçar tashmë po shfaq një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një cilësi të shkëlqyer”.

Për trajnerin portugez nuk bëhet fjalë vetëm për talentin teknik, por për diçka edhe më të rëndësishme: mentalitetin. “Lojtarët duhet të jenë të bindur në vetvete se janë shumë mirë të përgatitur për të veshur atë fanellë (Reali). Ata që frikësohen nuk mund të përballojnë presionin në një klub të tillë. Klubi më i madh në botë mund të ketë vetëm lojtarët më të mirë në botë, ose dhjetë lojtarët me potencialin më të madh”, deklaroi portugezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"