Murinjo i parashikoi dështimin, klubi në Seria A pranë firmës me mesfushorin e njohur
Klubi i Komos është një nga ata të cilët ka bërë lëvizjet më të papritura në merkaton e futbollistëve. Dhe duket se italianët e drejtuar nga Çesk Fabregas, kanë tërhequr një emër tjetër të njohur në radhët e tyre.
Mesfushori i njohur anglez Dele Alli, ka qenë në javët e fundit në Itali dhe është pikasur në stadium duke ndjekur ndeshjet e kësaj skuadre. Lojtari është në kërkim të një ekipi dhe me sa duket, tundohet nga ideja për të luajtur me Komon në këtë projekt të veçantë në Serinë A.
Dele Alli është thuajse prej një viti jashtë fushave të lojës, pasi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në shkurt me skuadrën e Beshiktashit. Që atëherë, forma e tij dhe dëmtimet e kanë lënë larg terreneve, duke bërë që 28-vjeçari thuajse të cilësohej një lojtar i mbaruar nga shumëkush, edhe pse në të kaluarën ka qenë pjesë e Totenhemit dhe e përfaqësueses së Anglisë.
Ai do të nisë stërvitjen që nga dita e enjte me Komon, duke filluar provën me klubin italian, para se palët të vendosin nëse do të nënshkruhet një kontratë apo jo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"