Musiala në dilemë, njihuni me formacionet e mundshme të Barcelonës dhe Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 13:02

Musiala në dilemë, njihuni me formacionet e mundshme të Barcelonës dhe Bajernit

Dilema më e madhe e trajnerit Vinsent Kompani në krye të Bajernit përgjatë ballafaqimit me Barcelonën është Xhamal Musiala.Capturetret

Mesfushori i bavarezëve ka pak ditë që është rikthyer në stërvitje dhe nuk ka shpresa të nis nga minuta e parë. Në këtë situatë Kompani ka dy zgjedhje, inkuadrimin e Olizes në qendër të mesfushës dhe Ganbri e Koman nga krahët, ose Myler si 10- sh, ndërsa Olize e Gnabri do t’i shërbejnë prej linjave respektive Herri Kejn.

Duket se mbrojtja është “e blinduar” me Guerreiro-Upamekano-Kim-Dejvis, ndërsa risia është emri Zhoao Pahlinja, në krahë të Joshua Kimish. Ky do të jetë testi i madh ku Bajerni do të vërë në provë aftësitë e Pahlinjës, për të cilin u shpenzuan mbi 50 milionë euro.1112PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"