Musiala nuk harron lehtë, kujton “makthin” ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 23:42

Musiala nuk harron lehtë, kujton “makthin” ndaj Spanjës

Mesfushori i Bajern Mynih, Xhamal Musiala ishte pjesë e skuadrës gjermane, e cila ishte në fund të një vendimi të tmerrshëm nga arbitri Entoni Tejlor gjatë prekjes më dorë të Mark Kukureja në ndeshjen çerekfinale kundër Spanjës në “EURO 2024”.

dfggfdgfdgdfdgfdfgdgf

Ai foli për atë vendim të turpshëm së fundmi për “Bavarianfootballworks”: “Shpesh kam ëndërruar për skenën e prekjes më dorë. Nuk mund ta ndryshoj më. Kur e shoh diku sot, për shembull në Instagram. Nuk mund ta kujtoj më”.

Musiala u pyet edhe për tentativën e tij në portë. Kjo ishte goditja që Kukureja e devijoi larg portës, “Ajo do i jepte epërsinë Gjermanisë. Më dukej sikur topi kishte hyrë në portë. Është ende e hidhur. Energjia në ekip ishte shumë e lartë”, e mbylli Musiala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"