Musiala thyen parashikimet, “Bambi” është gati ndaj Shtutgartit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 19:26

Musiala thyen parashikimet, “Bambi” është gati ndaj Shtutgartit

Xhamal Musiala i mungoi kombëtares gjermane gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe kohët e fundit dukej e paqartë se kur mesfushori me prirje ofensive do të kthehej në terrenin stërvitor në Sabener Strase.

musiala

Të martën, megjithatë, 21-vjeçari bëri një përparim dhe filloi stërvitjen. Xhamal mungonte në kombëtaren gjermane për shkak të një lëndimi në kofshë dhe kishte mbetur jashtë fushës për bavarezët kundër Eintraht Frankfurt. Të shtunën në mbrëmje, rekordmenët kanë ndeshjen e tyre ndaj Shtutgartit, ku integrimi i Musialës do të ishte me rëndësi të madhe për Vinsent Kompani.

Të martën erdhi lajmi i parë pozitiv nga qendra stërvitore e bavarezëve, “Bambi” ka filluar përsëri stërvitjen. Sidoqoftë nuk ishte ende në gjendje të merrte pjesë në seancën e ekipit. Pak ditë më parë, “BILD” raportoi se nuk kishte shpresa që Musiala të luante në ndeshjen përballë Stuttgartit, por duket skenarët kanë ndryshuar. Pas duelit në fjalë, skuadra nga Mynihu do të ketë një “përplasje” me Barcelonën në Champions. Statistikat e Musialës me rekordmenët e Gjermanisë në edicionin 2024-2025 janë 8 ndeshje, 3 gola dhe 3 asiste.

Përtej kontributit në finalizime, Xhama Musiala është një futbollist shumë i rëndësishëm në ndërtimin e aksioneve nga mbrapa në favor të skuadër, ndërsa shpesh me lëvizjet prej “magjistari” në mesfushë krijoi korridore për shokët e ekipit në fazën ofensive.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"