Myler: Duhet të jemi më “të uritur” në goditjen finale, ja prioriteti i Bajernit
Ofensiva e Bajernit i ka ndezur fuqishëm “motorët” në këtë ndeshjet e fundit.
Pas fitores 4:2 ndaj Haidenhaim, skuadra e Mynihut ka shënuar edhe një gol më shumë në fitoren 1-5 ndaj Shahtjor Donjeckut. Sulmuesi Tomas Myler ende nuk është plotësisht i kënaqur me shndërrimin e rasteve në gol, por vlerësoi urinë e të talenteve.
“Ne mund të kishim shënuar shumë më shumë gola, sikurse finalizuam në pjesën e dytë. Gjëja më e rëndësishme është që ne vazhduam të këmbëngulnim. Nuk është e thënë që qëndroni pasiv pas një epërsie 3-1. Talentet tanë e tregua veten në 45 minutat e dyta me gola, duke arritur deri në kuotën e 5 konkretizimeve. Është mirë që mos të kënaqemi, duke shënuar, duam të vazhdojnë akoma më shumë. Ky duhet të jetë prioriteti ynë kryesor”, tha Myler.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"