Myler: Ndeshje e vështirë me PSG-në, objektivi ynë është finalja në Mynih
Bajern Mynih përballet me një detyrë të vështirë në Champions kundër PSG-së ditën e nesërme. Tomas Myler e di se ka shumë në rrezik për të dy klubet. Prej përfundimit të pushimeve ndërkombëtar, gjërat po shkojnë shpejt te bavarezët. Pas fitores 3-0 kundër Augsburg, ata do të përballen me Parisin në Ligën e Kampionëve.
“Ka shumë në rrezik për të dyja palët. Shanset për të fituar kundër Parisit janë sigurisht atje. E megjithatë ju e dini se gjithçka mund të ndodhë kundër një skuadre kaq të mirë”, thotë Müller në “Sky”.
Ndërsa ndeshjet po shkojnë sipas planit për Bajernin në garat kombëtare, ecuria e tyre në Champions deri më tani ka qenë e përzier. Pas katër ndeshjeve të luajtura në sistemin e ri të ligës, gjigandët nga Mynihu ka vetëm gjashtë pikë, dy fitore dhe dy humbje e vendosin ekipin gjerman në vendin e 17-të. Kjo do të mjaftonte vetëm për t’u kualifikuar në “play-off”. Diferenca deri në vendin e 8-të, që do t’ju jepte të drejtën për të marrë pjesë menjëherë në 1/16, është tri pikë larg. Parisienët janë vetëm në vendin e 25-të dhe do të ishin eliminuar nga Champions-i siç qëndrojnë aktualisht.
Te Myler nuk ka asnjë gjurmë frike para ndeshjes: “Po pres me padurim fazën kur ndeshjet janë vendimtare. Kur të vijë pranvera ka ndeshje me eliminim. Kjo është ajo për të cilën stërviteni dhe jetoni si futbollist. Në po punojmë për një qëllim të madh, finalen në stadiumin tonë. Do të ishte një ëndërr nëse ne mund të lëviznim drejt misionit ‘Mynih 2.0’, gjatë pranverës”, e mbylli Myler.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"