“Na duhet një sulmues shqiptar”, Egbo i kushtëzuar me zgjedhjet: Ky 3 pikësh si faqe e re
Trajneri i Bylisit, Emanuel Egbo, u shfaq tepër i lumtur, për triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për mikrofonin e RTSH, Egbo ndër të tjera u shpreh:
“Rëndësi për ne ka fitorja dhe mos pësimi i golit. Krijuam raste, kur nuk krijon do të thotë ka problem. 3 pikët e sotme vlejnë shumë. Ishte ndeshja e parë në shtëpi, arritëm të merrnim 3 pikët që na nevojiten.
Ndërruam Gjatën me Ualison. Ishim të limituar. Na duhej një tjetër sulmues shqiptar. Jemi të limituar për këtë pjesë, ndaj e mbaroi ndeshjen Gjata. E kishim llogaritur që të luante 60 minuta, por për shkak të problemit me të huajt, ishim të kushtëzuar.
Kur krijojmë raste i bie që kemi pak punë për të bërë. Puna e ekipit është të dalë përpara portës, pastaj është aftësi individuale e sulmuesit. Gjë e mirë që krijuam rastet.
Ky 3 pikësh ishte si faqe e re, duhet të harrojmë ndeshjen me Teutën. Më mirë të luajmë keq dhe të marrim pikët. Sot ishte një plus i madh nga ana psikologjike për të gjithë ekipin”, u shpreh Egbo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"