“Na kanë munguar lojtarë për shkak të kombëtareve”, trajneri i Partizanit: Ndaj Laçit disa nuk janë të gatshëm, por…
Partizani pret nesër Laçin në stadiumin “Arena e Demave”. Një takim ky që nis në orën 17:00 dhe luhet për javën e 14-të të Superiores.
Para ndeshjes ka folur trajneri i Partizanit, Veselinoviç. Ky i fundit ka treguar se gjatë kësaj kohe nuk ka punuar me grupin e plotë, për shkak të lojtarëve që ishin të angazhuar me kombëtaret. Pavarësisht kësaj, ambiciet nuk ndryshojnë.
Si e shikoni takimin ndaj Laçit, kundërshtar i cili nën drejtimin e Morieros nuk ka pësuar humbje –
Veselinoviç: Kam respekt për trajnerin e Laçit. Jam i sigurtë që do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi Laçi luan mjaft mirë. Të gjitha takimet e fundit që kanë zhvilluar, ndaj Tiranës, Elbasanit, Egnatias apo Bylis janë për tu kompletuar pasi kanë dhuruar performanca mjaft pozitive. Ata përpiqen të luajnë futboll, kanë idetë e tyre të qarta dhe i shoh mjaft të motivuar. Në anën tjetër ne duhet të mendojmë si gjithnjë për veten tonë.
Ndërprerja e kampionatit –
Veselinoviç: Disa prej lojtarëve tanë kanë qenë të impenjuar me ekipet përfaqësuese. Kote , Hadroj, Binstouka. Nuk mund të flas për skuadrat e tjera por përgjatë çdo ndërprerje të kampionatit ne nuk kemi në skuadër 5 – 6 lojtarë në një program normal stërvitor. Kjo është jeta dhe ne duhet të gjejmë disa zgjidhje. Kjo që sapo thashë tani mund të duket alibi, por gjithmonë përgjatë ndërprerjeve të kampionatit jemi në këto situate, pa patur grupin e plotë të lojtarëve. E rëndësishme tani është që të jemi të përqëndruar dhe të fokusuar për ndeshjen e nesërme ndaj Laçit.
Si është gjendja e skuadrës. Keni mungesa ndaj Laçit –
Veselinoviç: Kush është gati 100% do të jetë nesër gati për të nisur takimin. Për momentin vetëm kaq mund tju them. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor. Kemi disa lojtarë që nuk janë gati për të luajtur, apo lojtarë që të luajnë për 90 minuta. Pasdite do të zhvillojmë edhe seancën e fundit dhe pas saj do të jemi më të qartë përsa i përket lojtarëve që do të zbresin nesër në fushë. Por të gjitha këto situata nuk i ndryshojnë ambiciet tona.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"