“Na penalizoi terreni”, Shehi pas fitores shpjegon alternimet në sulm: Një nga ato katër para do mbetet “gur rezervë”
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka deklaruar se fitorja e sotme ndaj Kukësit ishte e rëndësishme por loja e skuadrës së tij ishte ndikuar nga terreni i vështirë.
“E dinim që ishte ndeshje e vështirë, edhe për shkak të asaj të para një jave. E fituam dhe kërkonim të mos pësonim, por e pësuam në fund dhe na vjen keq. Sigurisht që ndeshja ka rrjedhshmëri, ndryshuam vendosje lojtarësh, në pjesën e dytë ishin Lushkja me Hilën që ndryshuan vend. E kishim përgatitur të luanim mes linjave, por na penalizoi terreni, ndryshova manovrën në pjesën e parë dhe të dytë duke ndryshuar njerëzit. E dinim që nga krahët nuk mund të luanim dot, ku ata ishin agresivë, por edhe për shkak të terrenit nuk mund të luanim shpejt.
U munduam t’i kapnim në befasi. U munduam që të luanim me top të shkurtër me shpejtësi apo edhe me top të gjatë kur mundeshim.
Nuk është se gjithë skuadra ka performancën më të mirë se jemi në javën e 4-t. Do jemi në rritje nga java në javë. Hoxhallari m’u duk më mirë se në ndeshjet e tjera, duke thyer aksionet, ka edhe një pasim të mirë. Doka ka bërë një ndeshje të mirë në këndvështrimin tim. Kristali është lojtar shumë i rëndësishëm dhe herë pas here e kemi alternuar në varësi të situatave. Herë pas here kemi Kainan në majë të sulmit. Ajo katërshe para janë lojtarë që herë pas herë një prej tyre do të jetë për ndryshim se nuk dua që të jenë të katërt në fushë e që të mos kem më një gur rezervë”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"