“Na u mohua një penallti e pastër”, Inzagi shfryn pas derbit ndaj Milanit: Me kaq shumë incidente kundër nesh, arritëm të barazonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 21:47

“Na u mohua një penallti e pastër”, Inzagi shfryn pas derbit ndaj Milanit: Me kaq shumë incidente kundër nesh, arritëm të barazonim

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Milanit në derbin e Madoninës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, pretendon se skuadrës së tij iu mohua një penallti në rastin e Turam.

INZAGI

Ai gjithashtu shton se në këtë përballje zikaltrit kishin edhe fatin kundër, ku shënuan 3 gola të parregullt dhe goditën 3 herë shtyllën.  Edhe pse duhet theksuar se golin e barazimit Interi e gjeti në minutën e 93-të, me anë të De Vraj.  

“Djemtë ishin të mrekullueshëm, ata shkuan përtej thirrjes së detyrës, por pati shumë fat të keq kundër nesh, me tre gola të anuluar, duke goditur tre herë në shtyllë dhe një penallti vërtet të pastër që nuk u dha për Turam. 

Me kaq shumë incidente kundër nesh, ne arritëm të barazojmë në minutën e 93-të. Edhe Milani meriton komplimente, pasi ka intensitet dhe është gjithmonë i rrezikshëm në kundërpërgjigje, ndaj edhe ata bëjnë një paraqitje të mirë.Është e qartë se ka keqardhje, sepse ne gjithmonë duam të fitojmë”, tha Inzagi për “Sky Sport Italia”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"