“Na u mohua një penallti, por i dominuam zikaltrit”, Arteta i keqardhur pas humbjes me Interin
Mikel Arteta nuk ka mbetur aspak i kënaqur me arbitrin e ndeshjes në “San Siro”, duke thënë se për Arsenalin duhej akorduar një penallti.
“Nuk e kuptoj se si goditja e portierit të Interit ndaj Merinos nuk u dha penallti. Këto janë detaje që bëjnë diferencën. Duhet që të përmirësohemi të gjithë. Në anën tjetër jepet një penallti që në fakt nuk ka asnjë rrezik prekja e topit me dorë. Sa i përket ndeshjes jam i kënaqur me faktin që e dominuam kundërshtarin.
Luajtëm me një portë ndaj një prej ekipeve më të forta të Europës. Nuk kam parë shumë skuadra të dominojnë Interin këtu. Ata menduan vetëm për rezultatin, por ne në disa situata përpara portës kundërshtare duhet që të kishim bërë më mirë.
Mungoi vetëm goli dhe në fakt duhet të kishim shënuar 2 të tillë. Jam shumë i zemëruar edhe me vendimet që në fakt vendosën ndeshjen. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm që të punojmë për ndeshjet e ardhshme dhe të jemi më të saktë përpara portës. Shumë raste që duhet të finalizoheshin më mirë”, ka thënë trajneri i Arsenalit në konferencë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"