Naftëtari
Emri i plotë: Naftëtari i Kuçovës
Themeluar: 1945
Administratore: Bashkia e Kuçovës
Stadiumi: Bashkim Sulejmani
Naftëtari është klub futbolli shqiptar, që përfaqëson Kuçovën në garat kombëtare në këtë sport. Ndeshjet i luan në stadiumin e këtij qyteti, që mban emrin “Bashkim Sulejmani”. Në sezonin 2010-2011 mori pjesë në Grupin B, ose siç njihej ndryshe Grupi i Jugut, ku zuri vendin e dytë, pas Partizanit, në kuotën e 51 pikëve. Kësisoji, iu desh të luante ndeshjen e “play-out”-it me Gramozin e Ersekës, në stadiumin e Kavajës, ku triumfoi me rezultatin 2-1, që të ngjitej në Kategorinë e Parë. Aty ku garoi edicionin futbollistik 2011-2012. Më pas zbriti sërish në të Dytën, për t’u bërë pjesë e Grupit B të Kategorisë së Parë në sezonin 2014-2015.
Skuadra 2014-2015