Napoli-Juventus, Fabio Kapelo: Sot përballen dy filozofi të ndryshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2025 | 9:03

Napoli-Juventus, Fabio Kapelo: Sot përballen dy filozofi të ndryshme

“Dy filozofi kundër njëra-tjetrës”. Napoli-Juventus për Fabio Kapelon nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë, por një sfidë mes dy versioneve të ndryshme se si shihet futbolli. “Do të jetë interesante të shohim nëse do të fitojë Mota me kontrollin e topit dhe presionin, apo Konte që bazohet te soliditeti dhe kundërsulmet”, thotë Kapelo.

kapelo

Sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0…

Sepse trajnerët bënë shumë kujdes dhe mendoj se do ta bëjnë edhe tani. Nga njëra anë Juventusi nuk duhet t’i japë mundësinë Napolit të përdorë armën më të fortë që ka, kundërsulmet. Nga ana tjetër, nëse skuadra e Motës e kontrollon shumë topin, atëherë Napoli do të jetë i vëmendshëm gjithmonë dhe nuk do të lejojë hapësira pas. Megjithatë, në raport me ndeshjen e Torinos, pres që Napoli të jetë më agresiv.

Në ndeshjet e fundit është ulur disi produktiviteti ofensiv?

Lukaku është pika e referimit nga Napoli nis kundërsulmet, por sekreti i ditëve të fundit të Kontes dhe që është në rritje të vazhdueshme është Neres. Braziliani është i shpejt dhe ka shumë fantazi.

Cilat janë diferencat mes dy mesfushave?

Mesfusha e Napolit është e kompletuar. Angisa dhe Mektominej janë shumë mirë fizikisht. Ata bllokojnë mjaft mirë kundërsulmet, por gjithashtu dinë të sulmojnë shumë mirë. Lobotka nga ana tjetër është lojtari që i ekuilibron më mirë. Nga pikëpamja fizike, Juventusi do të vuajë në “Maradona” për të përballuar mesfushën kundërshtare. Megjithatë, Mota përdor një filozofi që mund të vendosë në vështirësi Napolin e Antonio Kontes.

Ku mund ta fitojë Juventusi ndeshjen?

Juventusi mund ta fitojë këtë ndeshje vetëm më mbrojtje. Nëse arrin të bllokojë mirë kundërsulmet, dhe të shpresojmë që Gati do ta bllokojë mirë Lukakun në një duel gjigantësh, atëherë do të ketë një avantazh më shumë. Pastaj duhet shumë vëmendje në krah, aty ku luajnë Jildiz dhe Konseisao që janë të fortë në duelet një kundër një. Mbrojtësit e krahut të Napolit preferojnë më shumë të sulmojnë se të mbrojnë. Pikërisht me këtë strategji Mota mund të dalë triumfues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"