Napoli përgënjeshtron rinovimin me yllin e skuadrës: Nuk ka folur askush me të, madje as presidenti
Në ditët e fundit, në media ka qarkulluar lajmi se Napoli është duke tentuar rinovimin me yllin e skuadrës, Kvica Kvartskelia, megjithatë vetë klubi i Napolit e ka përgënjeshtruar diçka të tillë.
Me anë të një postimi në “Twitter”, kampionët e Italisë shprehen se janë vetëm fjalët e menaxherëve që kërkojnë të bëjnë reklamim, pasi vetë klubi nuk ka tentuar në asnjë moment që të rinovojë kontratën me lojtarin.
Reagimi i klubit:
“Disa media vazhdojnë të tregojnë, duke pasur si burim të vetëm agjentët e futbollistit, sikur negociatat janë në vazhdim për rinovimin e Kvaratskelia. Bëhet fjalë për “marrëzi”. Askush nga Napoli nuk ka folur ndonjëherë për rinovimin e mundshëm të lojtarit (kontrata e të cilit skadon për 4 vjet). As Mauro Meluso, as Maurizio Mikeli, as Aurelio de Laurentis, as Andrea Kiaveli nuk e kanë bërë”, shkruan klubi napolitan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"