Natë horror për Teo Hernandez! Shkaktoi dhe humbi penallti, e mbyll me karton të kuq pas vërshëllimës përfundimtare
Teo Hernandez ka përjetuar një natë horror pasi futbollisti i Milanit ka qenë protagonisti negativ për skuadrën e tij në humbjen 2-1 ndaj Fiorentinës.
Fillimisht mbrojtësi i Milanit shkaktoi penallti në pjesën e parë të ndeshjes, pas një faulli ndaj Dodo. Menja korrigjoi gabimin e tij duke pritur gjuajtjen nga pika e bardhë të Ken. Megjithatë, narta horror e mbrojtësit vazhdoi me një tjetër penallti, këtë herë të humbur nga vetë ai përballë De Geas në fundin e pjesës së parë.
Hernandez ia doli të kthente në lojë Milanin me një asist për barazimin e Pulisiç. Por nata e tij për t’u harruar nuk mbaroi aty, pasi me t’u mbyllur ndeshja me fitoren 2-1 të Fiorentinës, ai iu kundërvu gjyqtarit kryesor duke protestuar për minutat shtesë. Protesta të cilat sollën edhe kartonin e kuq për mbrojtësin, që i vuri kështu kapakun një paraqitje negative si rrallëherë në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"