NBA/ Oklahoma merr fitoren e nëntë radhazi, Bucks bien në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 13:15

NBA/ Oklahoma merr fitoren e nëntë radhazi, Bucks bien në shtëpi

Në NBA vijon kalendari i ngjeshur i ndeshjeve të sezonit të rregullt në të dyja konferencat, teksa dje janë zhvilluar nëntë ndeshje. Milwakee Bucks nuk bën dot pa “yllin” e saj Giannis Antetokounmpo, teksa zhgënjyen sërish, duke u mundur 111- 105 në fushën e tyre nga Brooklyn Nets.

Screenshot 2024-12-28 131438

Johnson me 29 pikë ishte vendimtar në suksesin e skuadrës mike. Oklahoma vijon të jetë lider në Konferencën Perëndim, duke fituar 120- 114 në fushën e Indianas. Alexander Shai me 45 pikë mbetet lideri i skuadrës për Thunder. Kjo ishte edhe fitorja e nëntë radhazi për kryesuesit e konferencës. Vijon formën shumë të mirë edhe Houston, që fitoi jashtë fushe, duke mundur 128- 111 New Orleans.

Jalen Green me 30 pikë ishte më i miri në radhët e Rockets. Ndeshje spektakolare për Memphis, që fitoi 155-126 ndaj Torontos, duke vendosur rekordin sezonal të pikëve të realizuara nga një ekip në një takim. Tetë lojtarë të Memphis realizuan mbi 11 pikë, ku shifrën më të lartë e preku Edey, autor i 21 pikëve. Për Raptors nuk mjaftuan Barret dhe Barnes, me të parin që shënoi 27 pikë, ndërsa i dyti 26.

Fitore të madhe korri edhe Atlanta, që mundi 141-133 Chicago Bulls, sfidë ku Jalen Johnson realizoi 30 pikë e 15 kërcime. Ndërsa Miami triumfoi minimalisht 89- 88 në sekondën e fundit ndaj Orlando Magic, ndeshje ku u dallua Tyler Herro, protagonist me 20 pikë. Për sa i përket kreut në Konferencën e Lindjes, vijon të komandojnë Cleveland Cavaliers, me 26 fitore dhe 4 humbje.

sdfsfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"