NBA/ Vijojnë gjysmëfinalet “play off” në konferenca. “Celtics” bien në shtëpi, disfatë edhe për Finiks
Në NBA vazhdon seria e ndeshjeve gjysmëfinale “play off” në të dyja konferencat, teksa në orët e para të mëngjesit të djeshëm u luajtën dy sfidat e radhës.
Filadelfia triumfoi 115-103 edhe në fushën e Bostonit, duke udhëhequr tashmë 3-2 serinë e gjysmëfinaleve në Konferencën e Lindjes. Miqtë e dominuan ndeshjen që nga fillimi, duke marrë një fitore me shumë peshë në fushën kundërshtare. Tashmë “Sixers” janë vetëm një fitore larg finaleve në Lindje. Për sa u përket paraqitjeve individuale, shkëlqyen Embiid me 33 pikë dh Maxey me 30, të cilët bënë diferencën në parket për Filadelfian, të mbështetur nga Harden me 17 pikë e Harris me 16. Në radhët e Bostonit nuk mjaftuan Tatum me 36 pikë dhe Brown me 24. Për “Celtics” tashmë nuk lejohen më hapa fals, pasi përkthehen në eliminim.
Në Konferencën e Perëndimit, Denver udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale nga Feniks, pasi fitoi sfidën e pestë në shtëpi me rezultatin 118-102. “Nuggets” bënë një paraqitje të mirë, duke u afruar edhe më shumë me finalet. Edhe një herë tjetër njeriu i ndeshjes ishte Nikola Jokiç, protagonist i fitores me një “triple double”, me 29 pikë, 13 ribaunde e 12 asiste, mbështetur nga Bruce Broen me 25 pikë. Për Finiks, dyshja Booker-Durant realizoi 54 pikë, por që mbetën vetëm për vlerë statistikore.
KONFERENCA E LINDJES
BOSTON – FILADELFIA 103-115 (2-3)
NJU JORK – MAJEMI (1-3)
KONFERENCA E PERËNDIMIT
DENVER – FINIKS 118-102 (3-2)
GOLDEN S – LEJKËRS (1-3)
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"