“Ndaj Çekisë ndeshja më e rëndësishme e grupit”, Bogdani: Na mungojnë Broja dhe Gjimshiti, ky duel vitrinë për… Tucin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2024 | 20:23

“Ndaj Çekisë ndeshja më e rëndësishme e grupit”, Bogdani: Na mungojnë Broja dhe Gjimshiti, ky duel vitrinë për… Tucin

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, foli në prag të duelit që Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Bogdani deklaroi:  

WhatsApp Image 2024-11-16 at 20.21.39

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Çekia na vuri në vështirësi në duelin e parë, skuadra jonë këtë ndeshje do e luajë me shumë vrull dhe seriozitet. Kemi përballë një ekip shumë të fortë, në rast fitoreje, marrim kreun e grupit. Në fillim të këtij kompeticioni kemi pasur vështirësi në sulm dhe në mbrojtje. Na kanë munguar Broja dhe Gjimshiti.

Jemi në këto nivele. Tuci në ndeshjen e fundit ka bërë një ndeshje të mira. Mund të luajë akoma më mirë në këtë ndeshje, edhe pse është një ndeshje e vështirë. Kjo është një vitrinë e mirë për të, për të ecur përpara. Ai luan në Çeki dhe i njeh disa prej lojtarëve”, u shpreh Bogdani. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"