Ndarja nga jeta e Martin Canit, rrëfimi prekës i babai: Djalit të vogël i kemi thënë që e ka marrë Kombëtarja
Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë, ku tragjikisht humbu jetën futbollisti i akademisë së Dinamos, Martin Cani, i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, para shkollës “Fan Noli”.
Në një rrëfim prekës për emisionin “Opinion”, babai i Martinit, Z.Angel Cani tregoi që djalit tjetër, më të vogël në moshë, nuk i kanë treguar që i vëllai 14-vjeçar nuk jeton më. Madje tregoi se i kanë thënë që është grumbulluar me Kombëtaren, ndaj nuk është në shtëpi.
“Nuk ishim në dijeni që kishte sherr. Ai edhe kur luante futboll, nuk bënte sherr. Ishte lider. Martini deri në klasë të gjashtë ishte me 10-ta. Pastaj vazhdoi sportin dhe e çonim në stërvitje. Martini donte të bëhej si Ronaldo. Unë jam njësh, jam i dashur. Djalit të vogël nuk i kemi treguar. I kemi thënë që e ka marrë Kombëtarja”, tha babai Angel.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"